Politika e Privatësisë
Ordinanca — versioni offline
Përditësuar më 9 korrik 2026
Përmbledhje
Ordinanca punon plotësisht pa internet. Të gjitha të dhënat klinike — pacientët, vizitat, shënimet SOAP, recetat dhe raportet — ruhen vetëm në pajisjen tuaj (një skedar lokal SQLite). Ne nuk i marrim, nuk i transmetojmë dhe nuk i ruajmë këto të dhëna në serverët tanë. Nuk kërkohet llogari dhe nuk ka regjistrim.
1. Të dhënat tuaja rrinë në pajisje
Ordinanca i ruan të dhënat lokalisht në pajisjen ku është instaluar. Ju keni kontroll të plotë mbi to. Meqë asgjë nuk ngarkohet, mbrenda versionit offline nuk ka sinkronizim, rezervim automatik në cloud ose qasje nga distanca. Rezervimi është përgjegjësia juaj (p.sh. eksportimi manual i të dhënave nga aplikacioni).
2. Statistika anonime të përdorimit
Për të përmirësuar aplikacionin, Ordinanca mbledh statistika anonime dhe të papërsonalizueshme të përdorimit përmes shërbimit Aptabase. Këto përfshijnë vetëm të dhëna të përgjithshme si:
- emri i ekranit që hapet (p.sh. “Pacientët”, “Orari”),
- versioni i aplikacionit dhe edicioni,
- ngjarje të përgjithshme si nisja e aplikacionit.
Ne kurrë nuk dërgojmë të dhëna që identifikojnë pacientë ose ju: asnjë emër, numër personal, numër telefoni, ose përmbajtje të shënimeve klinike.
3. Përditësimet automatike
Kur shkarkohet direkt nga faqja jonë, aplikacioni kontrollon periodikisht për versione të reja duke marrë një skedar manifesti nga serveri ynë i përditësimeve. Ky kontroll nuk përfshin asnjë të dhënë klinike.
Shënim: versioni i shpërndarë përmes Microsoft Store përditësohet nga vetë Store dhe nuk përdor kontrollin tonë të përditësimeve.
4. Siguria
Meqë të dhënat mbeten në pajisjen tuaj, siguria e tyre varet nga siguria e vetë pajisjes. Rekomandojmë të përdorni fjalëkalim/enkriptim të pajisjes dhe rezervime të rregullta për të mbrojtur të dhënat e pacientëve.
5. Të drejtat tuaja dhe fshirja
Ju mund t’i fshini të dhënat në çdo kohë duke i hequr nga aplikacioni ose duke çinstaluar programin dhe fshirë skedarin lokal të bazës së të dhënave. Meqë ne nuk mbajmë kopje, nuk ka çfarë të kërkoni prej nesh për fshirje.
6. Ndryshimet e kësaj politike
Mund ta përditësojmë këtë politikë herë pas here. Ndryshimet publikohen në këtë faqe me datën e re të përditësimit lart.
7. Kontakti
Për çdo pyetje rreth privatësisë, na kontaktoni te contact@rrezvin.com. Botues: Rrezvin Sh.P.K..
Përdorni Klinika (versionin me sinkronizim në cloud)? Shihni Politikën e Privatësisë për Klinika.